Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar se sot janë takuar përfaqësuesit e bizneseve të sektorit privat për të diskutuar çështjen e energjisë elektrike dhe ndikimin e saj në aktivitetin e bizneseve, duke adresuar, siç kanë thënë, sfidat me të cilat po përballen për shkak të mungesës së komunikimit dhe transparencës institucionale, transmeton KosovaPost.
“Përfaqësuesit theksuan se mungesa e informimit po krijon pasiguri serioze për vendimet e ardhshme të bizneseve, ndërsa disa kompani tashmë kanë filluar të ndjejnë pasojat. Ata paralajmëruan se do të zhvillojnë takime me anëtarët e tyre për të koordinuar hapat e mëtejmë”, bëhet e ditur në njoftim.
Sipas Odës Ekonomike, të pranishmit ritheksuan rëndësinë e një reflektimi të menjëhershëm nga ana e Qeverisë, përpara se, sipas tyre, të bëhet tepër vonë për të parandaluar dëmet e mëtejshme në ekonominë vendore.
The post Takohen bizneset, kërkojnë reflektim nga qeveria appeared first on Kosovapost.net.
Të tjera
Punime të domosdoshme, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten
Rainer Rudolph është Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë
Bastisje në Dubravë, të dënuarit kapen duke futur telefona e na*rkotikë