11 pushkë automatike janë gjetur nga zyrtarët doganorë të Kroacisë në automjetin e një shtetasi nga Kosova.
Armët u zbuluan gjatë kontrollit të një automjeti mallrash, i përdorur për transportimin e makinave, me targa të Kosovës në pikën kufitare Tovarnik afër Vukovarit.
Gjatë inspektimit të detajuar të një prej makinave të dyshuara në mjetin transportues, përveç 11 pushkëve automatike, u gjet edhe municioni përkatës.
Mediat kroate raportojnë se shoferi dhe një pasagjer në mjetin e transportit, shtetas të Republikës së Kosovës, po udhëtonin për në Zvicër.



Të tjera
25 këshilla për t’iu ndihmuar të arrini qëllimet tuaja
Arrestohet një shtetas i huaj, tentoi t’i japë ryshfet policisë në kufi
I shënoi katër gola në Botëror, Oyarzabal flet për të ardhmen e tij