Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot do të mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Para fillimit të seancës që është planifikuar të nis në orën 13:20, ka reaguar vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj.
Ai ka uruar që gjykimi të përfundoj shpejt, derisa ka theksuar se dhimbja u shtohet çdo ditë.
“Sot në ora 13.20 vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridonës tonë. I ftojmë mediat që ta përcjellin seancën. Dhimbja po na shtohet dhe nuk gjejmë asnjë ngushëllim sa herë e mendojmë dhe e shohim se si dy fëmijë të vegjël po rriten pa nënën e tyre. Urojmë që gjykimi të përfundojë shpejtë”, ka shkruar Leonard Ademaj.
Të akuzuar për vrasjen e 30-vjeçares janë ish-bashkëshorti Naim Murseli, Granit Plava, Kreshnik Kokalla, dhe Tom Dodaj.
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj të apostrofuarve.



Të tjera
5 produkte të dëmshme që rrënojnë shëndetin tuaj
Shqiptarët ndër popujt më të stresuar në botë
Cilat janë lëngjet që kanë më shumë vitaminë C?