Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Kosova po punon që sistemet antitank Javelin, të cilat janë porositur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të arrijnë më herët sesa është planifikuar në kontratë.
“Kemi diskutuar mundësinë që SHBA-të të na mundësojnë që këto pajisje t’i kemi deri në fund të vitit 2025, pavarësisht se në kontratë ka qenë e planifikuar pas vitit 2025, pra në 2026 e tutje që t’i kemi”, deklaroi Maqedonci.
Ai tha se kontrata për blerjen e këtyre sistemeve është nënshkruar vitin e kaluar dhe përfshin disa faza të zbatimit.
“Kontrata ka disa faza, nuk nënkupton se me nënshkrimin e kontratës do të kesh pajisjet. Janë fazat kur bëhen pagesat, kur është planifikuar që pajisjet të arrijnë në vend, leja e eksportit që është aprovuar vitin e kaluar, si dhe vetë blerja që është miratuar”, sqaroi ai.
“Unë besoj që do të kemi një sasi, ndoshta jo gjithë sasinë, por sa për t’iu mundësuar pjesëtarëve tanë që të familjarizohen me këto sisteme”, shtoi Maqedonci.
Të tjera
Osmani mbështet ndërtimin e urave mbi Ibër
Albulena Haxhiu është shembull për punën e saj si ministre e Drejtësisë, thotë Donika Gërvalla
Këto truke do ta ndihmojnë fëmijën tuaj t’ju tregojë gjithçka rreth ditës së tij në shkollë