100-vjetorin e IKSHPK-së, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se shëndeti publik është gurthemeli i një shoqërie në zhvillim. Ai tha se ky institut ka ndikim në mbrojtjen dhe përparimin e shëndetit të qytetarëve tanë nga sëmundjet e ndryshme deri te vetëdijesimi për shëndetin dhe sigurimin e ujit ushqimit pa rrezik.
Kurti, duke folur për historikun e themelimit të këtij institucioni nga filantropi amerikan Rokfeller njëqind vjet më parë, i cili u quajt si Shërbimi Higjienikoepiedmiologjik në Pejë, vuri në pah aktivitetin e këtij shërbimi në përballje me sfidat e kohës, ngase, shtoi ai, situata e rëndë politike e sociale, doemos ka pasur prapa vetës edhe faturën e saj shëndetësore e epidemiologjike.
“Me ngjalljen e jetës sonë në liri rifilloi puna e institucioneve shëndetësore e edhe puna e institutit me emër e organizim të denjë për një shtet, i cili për më pak se një dekadë (pas luftës) do të bëhej i pavarur”, theksoi Kurti.
Ai shtoi se ky institut gjatë kësaj kohe nxori kuadro të shquara që vendosën themelet e shërbimeve të epidemiologjisë, mjekësisë sociale, mikrobiologjisë, ekologjisë humane statistikave, etj.
“Shëndeti publik është gurthemeli i një shoqërie në zhvillim. Ai përfshin jo vetëm parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, por edhe promovimin e një stili jetese të shëndetshme, uljen e pabarazive shëndetësore dhe sigurimin e qasjes në kujdesin shëndetësor, cilësor për të gjithë”, tha Kurti.
Ai vuri në dukje se ky institut “ka ndikim në mbrojtjen dhe përparimin e shëndetit të qytetarëve tanë që nga çrrënjosja dhe eliminimi i disa sëmundjeve ngjitëse, ulja e përhapjes së sëmundjeve në përgjithësi dhe vdekshmërisë deri te vetëdijesimi për shëndetin dhe sigurimin e ujit ushqimit pa rrezik”.
Të tjera
Mbahet shqyrtimi fillestar ndaj nënkryetarit të Listës Serbe, Slavko Simiq
Bulliqi thotë se Podujeva do të bëhet me park bujqësor
Britania do ta njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës këtë fundjavë