Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi priti sot në takim përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, me të cilët zhvilluan një diskutim të hapur dhe përmbajtjesor për gjendjen aktuale politike në vend, veçanërisht për bllokadën institucionale që ka hyrë në ditën e 116-të.
Sipas Krasniqit, kjo bllokadë ka ardhë si pasojë e paaftësisë dhe mungesës së vullnetit të koalicionit që ka dalë i pari në zgjedhje për të mundësuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Ai shton se PDK ka shprehur shqetësimin e thellë për këtë situatë, që sipas Krasniqit, po cenon funksionalitetin demokratik dhe po rrezikon seriozisht të ardhmen institucionale dhe ekonomike të vendit.
“PDK ka vepruar me përgjegjësi duke ofruar një zgjidhje reale dhe të zbatueshme për daljen nga kriza – përmes propozimit për ndërrimin e kandidates aktuale, si mundësi konkrete për konstituimin e Kuvendit dhe ecjen përpara drejt themelimit të Qeverisë së re, brenda afateve kushtetuese”, u shpreh tutje i pari i PDK-së.
Të tjera
Rama në Kryeministri, në orën 11:00 zbulon kabinetin e ri qeveritar
Kosova me krenari qëndron krah ShBA-së
Reshje të shiut në Kosovë, policia bën thirrje për kujdes në trafik