Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur para pak çastesh në Shtëpinë e Bardhë, kancelarin gjerman Friedrich Merz.
Kjo është hera e parë që dy liderët takohen, kurse lufta në Ukrainë do të jetë në krye të agjendës, transmeton Telegrafi.
Gjatë qëndrimit në Zyrën Ovale, kancelari gjerman falënderoi presidentin amerikan për mikpritjen në Shtëpinë e Bardhë dhe theksoi se dy vendet kanë bazë të mirë për bashkëpunim.

Në anën tjetër, Trump vazhdon të theksoi se do të ketë një marrëdhënie të shkëlqyer me Gjermaninë.
Duke iu referuar luftës në Ukrainë, Trump thotë se është e trishtueshme ajo që po ndodh në luftën e Ukrainës.

“Nuk është mirë. Ai është i pakënaqur me këtë. Unë jam i pakënaqur me këtë, por mendoj se përfundimisht do të kemi sukses në ndalimin e gjakderdhjes”, tha Trump.
Dje, presidenti amerikan tha se pati një “bisedë të mirë” me Vladimir Putinin, që sipas tij ishte një “bisedë e mirë”, por telefonata nuk ishte një që do të çonte në “paqe të menjëhershme”.



Të tjera
Mbi 4 mijë euro mbështetje për nënat e reja në vitin e parë, mbi 20 mijë euro për secilin fëmijë deri në moshën 16 vjeç
Një ekspozitë në kryeqendrën amerikane për të ruajtur historinë e Palestinës
50 milionë euro për rinovimin e Pallatit të Rinisë në Prishtinë