Kryetari i degës së PDK-së në Lipjan, Hyzer Rizani, ka bërë të ditur se në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie, me propozimin e tij dhe votim unanim nga kryesia, Shukri Buja është dominuar si kandidat për kryetar të Lipjanit.
Rizani ka falënderuar strukturat lokale të PDK-së për bashkëpunimin, angazhimin dhe besimin, teksa tha se vlerëson lart mbështetjen e lidershipit qendror të partisë.
“Gjithashtu, me propozimin tim, z. Shukri Buja do të ushtrojë edhe detyrën e udhëheqësit të Degës së PDK-së në Lipjan”.
“Unë, së bashku me Kryesinë, aktivistët dhe çdo anëtar të përkushtuar të partisë sonë, do të jem krah për krah në mbështetje të kryetarit të ardhshëm të Lipjanit, z. Buja”, shkroi Rizani.
Tutje, ai ftoi të gjithë qytetarët, pa dallim bindjesh që t’i bashkohet në këtë rrugëtim dhe “të bëhen pjesë e fitores sonë të përbashkët”.



Të tjera
Emocionuese- Djali i Agim Ramadani kujton babanë në ditëlindje: Faleminderit për emrin dhe nderin
Ak*sident tragjik në Durrës, hu*mbin jetën dy të mitur
Rëndësia e një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar