Faturat për shërbimin e mbeturinave duhet të paguhen vetëm në ndërmarrjen “Pastrimi”.
Kështu ka vendosur Gjykata Supreme duke refuzuar kërkesëpadinë e Komunës së Prishtinës për caktimin e masës së përkohshme të sigurisë ndaj zbatimit të Rregullores për menaxhimin e mbeturinave.
Muaj më parë, Komuna e Prishtinës kishte bërë thirrje që faturat e mbeturinave të paguhen në komunë.
Megjithatë, me aktgjykimin e Supremes, pagesat tani do të kryhen në një adresë të vetme, atë të “Pastrimit”.
“Kjo rregullore përcakton se faturat për shërbimin e mbeturinave duhet të paguhen drejtpërdrejt në KRM ‘Pastrimi’ Sh.A., ndërsa Gjykata Supreme ka vendosur që kjo rregullore mbetet në fuqi dhe duhet të zbatohet, duke e cilësuar të pabazuar kërkesën për pezullim të përkohshëm”, thuhet në vendimin e Supremes.
Për rrjedhojë, kërkesa e Komunës së Prishtinës është refuzuar e kjo e fundit, është rezervuar në detaje.
”Komuna e Prishtinës ende nuk e ka pranuar zyrtarisht Aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës për rastin me KRM “Pastrimi”, por gjithsesi të njëjtin do ta respektoj në plotni, sipas obligimeve që dalin nga kjo vendimmarrje e gjykatës” – Komuna e Prishtinës.
Të tjera
Jahjaga takon presidentin Obama në ShBA, kërkon mbështetje për Kosovën
Kosova duhet të jetë pjesë e plotë e Kartës së Adriatikut
Kosova me ngritje sensacionale në renditjen e FIFA-s pasi mposhti Suedinë