Në manifestimin qendror të Kurban Bajramit, që u mbajt sot në Xhaminë “Sulltan Fatih” në Prishtinë, muftiu Naim Tërnava mbajti ligjëratën para besimtarëve, duke theksuar rëndësinë e sakrificës, bashkimit dhe vlerave familjare.
Muftiu Tërnava bëri thirrje për dashuri, drejtësi dhe bashkëpunim në shoqëri, në frymën e Kurban Bajramit.
“Sot jemi mbledhur për të falur Kurban Bajramin, jo vetëm për t’u mbledhur në këtë ditë, aty ku sakrifica bashkohet dhe jetohet. Nuk ka gjë më të bukur kur shpirti gjen qetësinë. Kurban Bajrami na mëson që kërkon sakrificë për ta ruajtur atdheun, për ta ruajtur familjen dhe shoqërinë”, tha ai.



Të tjera
Palestina mbetet busulla morale e kohës sonë, një provë e unitetit mysliman
Osmani takohet me Komisionerin Parlamentar të Forcave të Armatosura të Gjermanisë, flasin për rritje të bashkëpunimit
Shpresojmë që të merret vendimi për njohjen nga Vatikani