Albin Kurti si Henri Kisinxheri, mbron interesin nacional dhe shtetëror të Kosovës

Të bëhemi edhe më solidarë e më zemërgjerë me të tjerët

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar besimtarët myslimanë për Festën Kurban Bajramit, përcjell KosovaPost.

“Pranë familjes, pranë të afërmve e më të dashurve tanë, e festojmë këtë ditë duke qenë zemërgjerë e duke shtuar solidaritetin”- ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti ka zgjedhur fjalët uruese duke thënë se festë na përkujton sa e rëndësishme është të japim e të ndajmë me njëri-tjetrin, në harmoni e me dashuri.

“Andaj ajo është gjithashtu ftesë për secilën e secilin që të angazhohet për barazinë si fill të shoqërisë, e ku begatinë dhe mirëqenien i gëzojnë të gjithë” – ka shkruar ai.

“Uroj që kjo ditë t’ua gjejë zemrat e tryezat të mbushura përplot, dhe paçi mbarësi e mirësi, shëndet e lumturi sot e mot!”- thotë Kurti.

Festa e Kurban Bajramit vjen pas kryerjes së haxhit ku edhe besimtarë të shumtë nga Kosova po kryerjnë këtë obligim së bashku me miliona haxhilerë nga e mbarë bota.

Festa e Kurban Bajramit shoqërohet edhe me therje të kurbanit nga besimtarët që kanë mundësi.