Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), i është zgjatur mandati deri më 14 qershor të vitit 2027.
Vendimi është marrë dje nga Këshilli i Bashkimit Evropian. Sipas vendimit paraprak, mandati i këtij misioni ishte deri më 14 qershor të këtij viti.
“Në kuadër të shqyrtimit strategjik të EULEX KOSOVO, Komiteti Politik dhe i Sigurisë ra dakord që Mandati i Misionit të zgjatet deri më 14 qershor 2027. Asgjë në këtë Vendim nuk duhet të kuptohet si cenim i pavarësisë dhe autonomisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve që veprojnë në kuadër të procedurave gjyqësore në kontekstin e EULEX KOSOVO”, thuhet në vendim.

Shuma e ndarë për mbulimin e shpenzimeve të EULEX në Kosovë nga data 15 qershor 2025 deri më 14 qershor 2027 është 170,866,980 euro.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka filluar në vitin 2008. Aktualisht Shef i EULEX’it është Giovanni Pietro Barbano. Misioni zhvillon aktivitete të monitorimit, mentorimit dhe këshillimit dhe ka funksione ekzekutive të kufizuara.
Të tjera
Jahjaga takon presidentin Obama në ShBA, kërkon mbështetje për Kosovën
Kosova duhet të jetë pjesë e plotë e Kartës së Adriatikut
Kosova me ngritje sensacionale në renditjen e FIFA-s pasi mposhti Suedinë