Elon Muskut i ofrohet azil politik në Rusi

Elon Muskut i ofrohet azil politik në Rusi

Pasi Musk u distancua nga Shtëpia e Bardhë, marrëdhënia me Trumpin është përkeqësuar shpejt dhe akuzat kanë shpërthyer për shkak të kritikave mbi buxhetin e propozuar nga presidenti Trump.

Nga situata e krijuar mes Trumpit dhe Muskut, miliarderit papritmas i ofrohet mbështetje nga lindja, ndërsa ish-këshilltari më i ngushtë i Trumpit, Steve Bannon, kërkon që Elon Musk të dëbohet nga SHBA-ja, raportojnë mediat e huaja.

Musk ka kritikuar propozimin e buxhetit të Trumpit, duke thënë se ai do të rrisë borxhin e shtetit, ndërkohë që Trump thotë se pakënaqësia e Muskut vjen nga heqja e subvencioneve për makinat elektrike.

Steve Bannon, i cili ka qenë dikur një nga këshilltarët më të ngushtë të Trumpit, pohon se kishte parashikuar një përplasje mes Trumpit dhe Elon Musk.

“Duhet të dëbohet”

Bannon kritikon ashpër Musk në një artikull në New York Times, ku i bën thirrje Trumpit të nisë disa hetime kundër miliarderit dhe vë në dyshim nëse Musk ka të drejtë të qëndrojë në SHBA.

“Duhet të hetojnë të drejtën e tij për të qëndruar në vend. Unë mendoj se ai është një imigrant ilegal dhe duhet të dëbohet menjëherë nga vendi”, tha Steve Bannon për gazetën.

Mbështetje e papritur

Presidenti vetë nuk ka komentuar thirrjet, por nëse ai vendos të dëbojë Musk, themeluesi i Teslës mund të marrë ndihmë të papritur. Një politikan i lartë rus është shprehur për mundësinë që Elon Musk të marrë azil në vend, shkruan Newsweek.

“Unë nuk mendoj se Musk do të ketë nevojë për azil politik, por nëse do të kishte nevojë për të, Rusia natyrisht mund t’ia ofrojë,” tha deputeti rus Dmitrij Novikov për agjencinë e lajmeve Tass./rtk