Postimi i Elon Muskut në rrjete sociale, ku pretendonte se Donald Trump është në dosjet që lidhen me pedofilin e turpëruar Jeffrey Epstein, është hequr.
Miliarderi i teknologjisë e bëri këtë akuzë në platformën X, teksa shkëmbeu “goditje” me presidentin amerikan në një debat dramatik publik.
Në postim, i cili tani duket se është fshirë, Musk tha: “@realDonaldTrump është në dosjet e Epstein. Kjo është arsyeja e vërtetë pse ato nuk janë bërë publike. Mbajeni në mend këtë postim për të ardhmen. E vërteta do të dalë në dritë”.
Ai nuk dha prova për pretendimin, i cili u hodh poshtë nga Shtëpia e Bardhë – me postimin që u zhduk nga platforma e tij e mediave sociale deri të dielën.
Përdoruesit që klikuan në mesazh – të postuar për herë të parë të enjten – u përshëndetën me: “Hmm… kjo faqe nuk ekziston. Provoni të kërkoni diçka tjetër”
Epstein vrau veten në qelinë e tij të burgut në gusht 2019, teksa priste gjyqin me akuzat për trafikim seksual të të miturve.



Të tjera
Trego në interes të kujt po vepron?
Ushqimet që duhet të hani në mëngjes për uljen e tensionit të lartë
Përballja prishtinase mbyllet baras, fitojnë Ferizaj dhe Drenica