Arbnor Spahiu, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, i cili u ndalua të dielën nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Horgosh, është duke u marr në pyetje nga Prokuroria serbe në Suboticë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar avokati, Arianit Koci duke treguar po ashtu se dje ka qenë në Serbi.
Sipas tij, ligjërisht, prokurori e ka mundësinë që pas marrjes në pyetje ta lirojë pa asnjë masë.
“Dhe kjo është zgjidhja e vetme që do të ishte në përputhje me drejtësinë. Por duke i ditur qëndrimet e vazhdueshme të Serbisë ndaj Kosovës – përfshirë frikësimet sistematike ndaj policëve, aktivistëve dhe disa qytetarëve tanë – ekziston rreziku që të kërkohet paraburgimi. Kjo nuk do të ishte drejtësi – por përndjekje politike”, ka thënë avokati.
Tutje ai tha se është i bindur se kjo çështje do të përfundojë në favor të Arbnorit.
“Sepse drejtësia – kur nuk përdoret si armë politike – e njeh të vërtetën”, tha ndër të tjera Koci.
Ndryshe, Arbnor Spahiu, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, është ndaluar më 7 qershor në pikën kufitare Horgosh nga autoritetet serbe. Pas ndalimit në Horgosh ai është dërguar në qendrën e ndalimit në Kanjizë.



Të tjera
10 kuriozitete rreth bebeve!
Dhuratat që s’duhet t’ia bëni partnerit për Shën Valentin
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën