Dëshmitari, zyrtari policor në Njësinë për ndërhyrje të shpejtë, Alban Rashiti, i cili ishte plagosur në rastin Banjska, gjatë dëshmisë së tij në rastin Banjska, tha se sulmi në Banjska ka qenë një formacioni ushtarak, i mirë përgatitur dhe gjithçka i koordinuar, raporton Ekonomia Online.
“Gjuajtjet kanë ardhur nga i gjithë fshati. Në anën e majtë ka qenë i vendosur një snajperist, i cili ka gjuajtur gjatë tërë kohës dhe pozicioni i tij ka qenë shumë i rrezikshëm për ne. Ai ka qenë formacion ushtarak, pasi gjithçka ka qenë e koordinuar. Gjuajtjet kanë qenë me predha të ndryshme dhe ka qenë shumë afër nesh. Ne e dimë që ato formacione, ato armë , nuk i kanë disa të themi terroristë ose grup i caktuar. Për përdorimin e tyre duhet që të ketë trajnime të caktuara dhe njohuri shumë të mira. Gjithçka ka qenë e koordinuar, nuk ka pasur lëvizje të pakoordinuara, ka pasur një plan shumë mirëe të përgatitur. Grup kriminal i strukturua shumë mirë, me persona me njohuri shumë të mirë të armëve. Është gjuajtur edhe me raketahedhës. Pajisje e pazakontë ka qenë ai droni që gjatë tërë kohës na ka vëzhguar neve. Ka qenë i përgatitur ndriçimi edhe lëvizjet e tyre, por që është normale që nuk mundemi me t’i identifikojmë, pasi ka qenë largësi e madhe. Kam parë vetëm lëvizje, por jo të identifikojë, sepse ka qenë largësi, por disa lëvizje”, tha Rashiti.



Të tjera
Këshilla për tenxhere dhe tiganë që zgjasin përjetë
Mundësi të barabarta për 313 fëmijë në edukimin e hershëm
Sekretari gjerman i Mbrojtjes vlerëson lart përkushtimin dhe profesionalizmin e ushtarëve të KFOR-it