Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ishte sot në Mitrovicë, në jug dhe në veri, transmeton KosovaPost.
Ndalja e tij në jug, te kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, mori vëmendje.
Zyra e Kryeministrit njoftoi për takimet. Për atë me Hamzën, tha se Kurti foli me kandidatin e PDK-së për kryeministër për bashkëpunim ndërmjet nivelit qendror dhe atij komunal.
“Pas takimit me kryetarin Atiq, kryeministri u mirëprit nga kryetari i Komunës së Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza, me të cilin diskutuan rreth bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror edhe atij komunal dhe shtyrjen para të nismave e projekteve nga të cilat përfiton komuna dhe qytetarët e saj”, thuhet në njoftim.
Në Mitrovicën e Veriut, ZKM tha se nga kryetari i Komunës, Erden Atiq, Kurti ” u njoftua për punën e deritanishme dhe realizimin e projekteve që sjellin zhvillim ekonomik dhe shërbime efikase në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim”.
Bashkë me Kurtin, në këto vizita ishte edhe ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Të tjera
Mbahet shqyrtimi fillestar ndaj nënkryetarit të Listës Serbe, Slavko Simiq
Bulliqi thotë se Podujeva do të bëhet me park bujqësor
Britania do ta njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës këtë fundjavë