Është përuruar objekti i ri i Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në fshatin Izvor të Zveçanit, rreth dy kilometra larg kufirit me Serbinë, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, ky objekt është ndërtuar me një investim prej 753 mijë eurosh dhe ka një sipërfaqe prej 3.980 metrash katrorë.
Në të do të operojë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit, me qëllim forcimin e sigurisë kufitare dhe parandalimin e aktiviteteve ilegale.
Gjatë ceremonisë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se ky vendkalim kufitar me Serbinë është planifikuar të jetë vendkalim i integruar, por sipas tij, kjo nuk është realizuar ende për shkak të mungesës së gatishmërisë nga pala serbe.
“Me këtë stacion policor, zyrtarët tanë do të kenë kushte dinjitoze të punës dhe performanca do të jetë në nivelin e duhur,” theksoi Kurti.
Ai gjithashtu falënderoi institucionet e përfshira në realizimin e këtij projekti, duke përfshirë Policinë e Kosovës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe operatorin ekonomik që realizoi punimet.
“Kemi filluar ndërtimin më 25 nëntor të vitit të kaluar dhe sot, më 9 qershor, po e përurojmë këtë objekt të rëndësishëm për sigurinë e vendit,” shtoi Kurti.
Të tjera
Dogana sekuestron cigare, duhan e produkte ushqimore të kontrabanduara në Mitrovicë e Prishtinë
Kualifikueset e Botërorit 2026, programi i Kombëtares së Shqipërisë për shtator
Blerim Sallahu caktohet ushtrues i detyrës së ministrit të Drejtësisë