Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimin me burgim të përjetshëm për Edmond Lajçin, i cili ishte shpallur fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukella.
Me këtë vendim, Apeli ka vërtetuar aktgjykimin e mëhershëm të shpallur nga Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda.
Pas marrjes së këtij vendimi, ka reaguar Shpat Ukella, vëllai i viktimës, i cili tha se ky vendim e ka lehtësuar sadopak dhimbjen e familjes së tij.
“S’ka si të jetë ndryshe, veç burgim i përjetshëm për ata që vrasin gruan,” shkroi ai në një postim në Facebook, duke falënderuar organet e drejtësisë për vendimin e marrë.
Gjykata e Apelit ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit, duke i dhënë fund kështu procedurës gjyqësore me një vendim përfundimtar ndaj Edmond Lajçit.
Të tjera
Mbahet shqyrtimi fillestar ndaj nënkryetarit të Listës Serbe, Slavko Simiq
Bulliqi thotë se Podujeva do të bëhet me park bujqësor
Britania do ta njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës këtë fundjavë