Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, përcjell KosovaPost.
Osmani ka folur me të për konstituimin e Kuvendit dhe rrugën evropiane të Kosovës.
Gjatë takimit, sipas njoftimit të lëshuar nga Presidenca, ata kanë folur edhe për vizitën e para rreth tri javësh të Kryediplomates së BE’së, Kaja Kallas, në Kosovë.
“Presidentja Osmani e vlerësoi këtë vizitë, njëlloj si edhe vizitat e zyrtarëve të tjerë të lartë të BE-së, si një sinjal të përkushtimit të Bashkimit Evropian ndaj aspiratave të Kosovës për integrim në strukturat evropiane. Në këtë kontekst, ndër të tjera, u diskutua edhe për rëndësinë e reformave, bashkëpunimin në fushën e sundimit të ligjit dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me institucionet evropiane”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Presidenca.



Të tjera
Ballkani në epërsi të dyfishtë ndaj Dritës
Studimet më të reja tregojnë përse nuk do të duhej të nxirrni dhëmballët
“Kemi shumë mall dhe krenari për ty”