Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar hapësirat e Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike Ibër-Lepenci, pranë Liqenit të Ujmanit, përcjell KosovaPost.
Kurti vlerësoi përkushtimin dhe punën e kësaj ndërmarrjeje, sidomos pas sulmit ndaj infrastrukturës kritike të saj në nëntor të vitit të kaluar.
“Puna dhe përkushtimi i ndërmarrjes, veçanërisht edhe pas sulmit në infrastrukturë kritike në kanalin kryesor të saj, është për t’u vlerësuar lart, për reagimin e shpejtë në sanimin e dëmit të shkaktuar”, tha Kurti.
Ai njoftoi gjithashtu se qeveria ka rikthyer në pronësi dhe shfrytëzim të ndërmarrjes një pasuri në komunën e Zubin Potokut, e cila më parë ishte jashtë kontrollit të saj dhe e mbajtur nga strukturat paralele ilegale.
“Tashmë ka rend e ligj, shërbime efikase për qytetarët dhe gjithëpërfshirje”, shtoi Kurti.
Ndërmarrja Ibër-Lepenci luan rol kyç në menaxhimin e burimeve ujore për nevojat e qytetarëve dhe ekonomisë në pjesën veriore të Kosovës.



Të tjera
10 kuriozitete rreth bebeve!
Dhuratat që s’duhet t’ia bëni partnerit për Shën Valentin
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën