Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, kritikoi vendet perëndimore për rolin e tyre në ndarjen e Kosovës nga Serbia, duke theksuar se parimi i vetëvendosjes është interpretuar në mënyrë të njëanshme dhe të padrejtë.
Gjatë fjalës së tij në “Forumin e së Ardhmes 2050” të mbajtur në Moskë, Lavrov deklaroi se shpallja e pavarësisë së Kosovës u bë pa një proces referendar dhe pa shprehjen e vullnetit të popullit, duke e cilësuar këtë si një ndërhyrje të padrejtë të Perëndimit.
Ai e lidhi këtë çështje me veprimet e Rusisë në Ukrainë, duke e përdorur si argument për të justifikuar ndërhyrjen ruse. Lavrov akuzoi vendet evropiane, në veçanti Britaninë e Madhe, për mbështetje ndaj, siç u shpreh ai, “sulmeve terroriste” dhe përpjekjeve për të zhdukur gjuhën ruse në rajonet e Donbasit dhe Krimesë, raportojnë mediat.
“Ata i referohen parimit të vetëvendosjes, i cili është i përfshirë në preambulën e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Në një situatë ku nuk kishte luftë, as rrezik të menjëhershëm për konflikt të armatosur, ata e ndanë Kosovën nga Serbia dhe e justifikuan këtë me të drejtën e vetëvendosjes. Megjithatë, nuk pati referendum dhe askush atje nuk u pyet për mendimin e tij,” theksoi Lavrov.
The post Lavrov kritika Perëndimit: Kosova u shkëput padrejtësisht nga Serbia! appeared first on Kosovapost.net.



Të tjera
Ata po furnizohen edhe me armë sulmi, kjo më shqetëson
Ballkani në epërsi të dyfishtë ndaj Dritës
Studimet më të reja tregojnë përse nuk do të duhej të nxirrni dhëmballët