Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim përfaqësues të Lutjeve të Mëngjesit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo i falënderoi për kontributin e vazhdueshëm në mbështetje të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.
Presidenca njofton se në takim Osmani theksoi se aleancat strategjike janë thelbësore për të ardhmen e vendit dhe se partneriteti me SHBA-në do të vazhdojë të jetë një shtyllë e fortë në procesin e ndërtimit dhe forcimit të institucioneve demokratike.



Të tjera
Gripi është vrasës i qetë
Vetëm gjashtë minuta dremitje pasdite ripërtërijnë energjinë
Kurrë mos e pini ujin që rri gjatë natës, ja pse?