Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur sot rreth takimit të djeshëm me kandidatin për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), njëherësh kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, duke theksuar se ky takim ka qenë pjesë e bashkëpunimit institucional për të mirën e qytetarëve të të dy komunave.
Deklaratën Kurti e bëri pas përurimit të renovimit të Repartit të Pulmologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.
“E kemi thënë në komunikatën tonë: bashkëpunimi në shërbim të qytetarëve për të dy komunat, në të dy anët e Ibrit, për të njëjtin qytet në veri”, tha Kurti.
Gjatë ditës së djeshme, Kurti është takuar edhe me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, në kuadër të këtij bashkëpunimi.
Të tjera
Punime të domosdoshme, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten
Rainer Rudolph është Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë
Bastisje në Dubravë, të dënuarit kapen duke futur telefona e na*rkotikë