Në Bruksel po zhvillohet një raund dialogu në nivel kryenegociatorësh. Tashmë ka nisur takimi trepalësh mes Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Serbisë, i pari për këtë vit dhe i pari për emisarin evropian për dialog, Peter Sorensen.
Takimi i sotëm është vazhdimësi e takimeve të zhvilluara javën e kaluar kur planifikohej që të mbahet një takim i përbashkët, por deri te i cili nuk erdhi për shkak të vonesave në fluturim të kryenegociatorit serb Petar Petkoviq.
Nuk ka detaje rreth pikave të diskutimit, por për zyrtarët evropianë konsiderohet sukses fakti se u realizua takimi i përbashkët.



Të tjera
Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?
Mbappe udhëton me Real Madridin drejt Manchesterit, ende nuk dihet nëse do të luajë
Bakteret e mira në zorrë ndihmojnë rritjen tek fëmijët e kequshqyer