“Shkollat duhet të jenë vende ku fëmijët ëndërrojnë, mësojnë dhe rriten, jo vende dhune dhe terrori”, ka shkruar presidentja, Vjosa Osmani pas sulmit ku mbetën së paku 10 të vdekur në një shkollë në Grac të Austrisë, përcjell KosovaPost.
E para e vendit i ka shprehur ngushëllime familjeve derisa ka thënë se janë pranë popullit të Austrisë gjatë kësaj kohe të dhimbshme.
“Sulmi i tmerrshëm i sotëm në një shkollë në Graz të Austrisë është shkatërrues. Shkollat duhet të jenë vende ku fëmijët ëndërrojnë, mësojnë dhe rriten, jo vende dhune dhe terrori. Ne po mendojmë për familjet që humbën të dashurit e tyre shumë herët dhe jemi pranë popullit të Austrisë gjatë kësaj kohe të dhimbshme. Po lutemi për një shërim të plotë për të plagosurit”, ka shkruar Osmani.
Të paktën dhjetë persona vdiqën në një sulm në një shkollë në Grac. Autori i dyshuar i sulmit është gjithashtu midis tyre derisa shumë të tjerë mbetën të plagosur.
Ndërkohë, për këtë rast tragjik, Austria ka shpallur tri ditë zie në vend.
Të tjera
Punime të domosdoshme, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten
Rainer Rudolph është Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë
Bastisje në Dubravë, të dënuarit kapen duke futur telefona e na*rkotikë