Albin Kurti si Henri Kisinxheri, mbron interesin nacional dhe shtetëror të Kosovës

Kurti ngushëllon familjet e vi*ktimave të su*lmit në shkollën e Grazit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave të sulmit të armatosur që ndodhi në një shkollë në Graz të Austrisë, ku mbetën të vrarë 10 persona, në mesine t yre edhe një vajzë nga Kosova, transmeton KosovaPost.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Kurti u shpreh i pikëlluar për këtë ngjarje tragjike.

“Të gjithë e kanë të drejtën themelore për siguri dhe për një mjedis ku mund të mësojnë pa frikë dhe kërcënim,” shtoi Kurti.

Në fund, Kurti tha se në emër të popullit dhe qeverisë së Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të prekura dhe solidaritetin me popullin e Austrisë.