Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani tha se problemi për ngërçin politik janë kryetarët e partive.
Ai tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti duhet ta kuptoj që nuk është fitues i zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Hasani tha se nuk do të shkoj më në Kuvend.
“Qëndrimi im është që më mirë mos me ardhur fare, unë kam thënë që të vijnë vetëm kryetarët e partive dhe le të na përfaqësojnë. Cila është arsyeja që të na mundojnë neve me ardhur, duhet me ardhur prej Prizrenit me ardhur këtu me dëgjuar atë refrenin për të 30-tën herë. Kjo është e dëmshme në raportin e marrëdhënieve ndërkombëtare në të cilën po kalon Kosova… Unë për herë të fundit sot vij…ju kam treguar të gjithëve”, tha ai. /kp/
Të tjera
Punime të domosdoshme, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten
Rainer Rudolph është Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë
Bastisje në Dubravë, të dënuarit kapen duke futur telefona e na*rkotikë