Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka më pak besim sesa disa muaj më parë lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Iranin për programin bërthamor të Teheranit.
Bisedimet mes dy vendeve duket se kanë ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi pasurimin e uraniumit.
Uashingtoni dhe Teherani nisën negociatat, pothuajse dy muaj më parë, me synimin për të arritur një marrëveshje bërthamore.
“Nuk e di. E mendoja kështu, por po kam gjithnjë e më pak besim për këtë gjë”, tha presidenti amerikan.
“Ata duken sikur po e vonojnë këtë çështje qëllimisht dhe mendoj se kjo është për keqardhje. Tani kam më pak besim sesa kisha disa muaj më parë. Diçka u ka ndodhur. Por, kam shumë më pak bindje se mund të arrihet një marrëveshje”, shtoi ai.
Trump këmbënguli se, me apo pa marrëveshje, ai nuk do ta lejojë kurrë Iranin të posedojë armë bërthamore.
“Nëse nuk dëshironi të arrini një marrëveshje, atëherë nuk do të mund të keni armë bërthamore. Nëse arrini një marrëveshje, po ashtu nuk do të keni armë bërthamore”, tha udhëheqësi amerikan.
Të tjera
Përmes Viberit po kërkohen para në emër të Policisë së Kosovës – një qytetar dërgon 1000 euro
Kandidimi im është vlerësuar si garancë e fitores në Mitrovicë
Aktivisti konservator Charlie Kirk vr*itet në Utah, Trump konfirmon lajmin