Teksa jehona e Big Brother VIP Kosova 3 (BBVK3) ende ndihet fort në opinionin publik katër muaj e gjysmë pas finales, duket se prapaskenat për sezonin e katërt tashmë kanë filluar të lëvizin.
Autorja e formatit, Olsa Muhameti, ka ndarë një postim nga Këlni i Gjermanisë, aty ku bashkë me moderatorin e emisionit, Alaudin Hamiti, po marrin pjesë në një nga ngjarjet më të rëndësishme të industrisë televizive ndërkombëtare mbledhjen globale të organizuar nga Banijay Productions, kompania që ka të drejtat botërore të “Big Brother”.
Kosova është përfaqësuar edhe më herët në këtë event prestigjioz, dhe pjesëmarrja e këtij viti vjen në kulmin e suksesit të BBVK, me tre sezone që kanë rrëmbyer publikun shqiptar dhe kanë ndërtuar një komunitet të tërë rreth formatit.
Mbetet të presim se çfarë do të sjellë vjeshta por duket se rruga drejt BBVK4 ka nisur që tani. Dhe pritshmëritë janë më të larta se kurrë!



Të tjera
OSBE e ambasada e Francës nxisin pjesëmarrjen e grave në proceset zgjedhore
Shtatë rregulla të arta për ushqim dhe jetë të shëndoshë
Zhvillim pozitiv që përforcon rolin e Kosovës