Bujar Bukoshi, ish-kryeministër i Kosovës në mërgim dhe politikan i rëndësishëm i vendit, ka vdekur të martën në moshën 78-vjeçare.
Veprimtari Ramazan Bekteshi ka komentuar marrëdhënien mes kryeministrit të Qeverisë në ekzil, Bujar Bukoshi, dhe presidentit historik Ibrahim Rugova, duke e cilësuar si një kompromis të domosdoshëm për pavarësinë e Kosovës.
Sipas tij, trimëria e Bukoshit qëndronte në faktin se nuk e dëgjonte gjithmonë Rugovën, ndërsa trimëria edhe më e madhe e Rugovës ishte që kurrë nuk e shkarkoi atë.
“Një kompromis për pavarësi”, e përshkroi Bekteshi këtë bashkëpunim, duke nënvizuar rëndësinë e tolerancës dhe unitetit në momentet vendimtare të historisë së Kosovës.



Të tjera
Gjumi tek adoleshentët, çështje që duhet të jetë primare për prindërit e tyre
3 shenjat më inteligjente të zodiakut
Kurti zotohet për investime në mbrojtje, shëndetësi, arsim e mirëqenie