Sot për herë të 30 ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Xhelal Sveçla, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, në “RTK Prime”, i pyetur për moskonstituimin e Kuvendit, tha “është e qartë se ekziston një qasje bllokuese e partive opozitare”.
“Për çdo seancë, çdo 48 orë, ata shkelin Kushtetutën. Është vendim i Gjykatës Kushtetuese që deputetët duhet të votojnë në seancat parlamentare për, kundër apo të abstenojnë. Pra, deputeti ka të drejtë të votojë si të dojë, por jo mos të votojë”, shtoi ai.



Të tjera
Njerëzit e palumtur postojnë më shumë në Facebook
Incident në Liqenin e Badovcit, peshkatari kanos me armë rojën – arrestohet në Graçanicë
Kjo lagje e Prishtinës nesër nuk do të ketë ujë