Një zjarr ka përfshirë sot pasdite terasën e një qendre tregtare në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 15:00, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe të Policisë së Kosovës.
Aktualisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëmet materiale ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.
Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, zjarrfikësit e kanë vënë situatën nën kontroll.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.



Të tjera
Si të largoni njollat në ulëset e veturës suaj?
Fahrije Hoti i bashkohet Vjosa Osmanit në zgjedhje
Rutte: Evropianët e morën mesazhin e Trump për mbrojtjen