Ministria e Punëve të Jashtme e Diasporës dhe ambasada e Kosovës në Izrael, i kanë këshilluar kosovarët që jetojnë atje, që të si shkak i përkeqësimit të situatës së sigurisë, t’i shmangin lëvizjet e panevojshme e të qëndrojnë në vende të sigurta.
Edhe MPJD-ja edhe Ambasada e Kosovës në Izrael kanë bërë thirrje që të ndiqen me përpikëri udhëzimet e Komandës së Mbrojtjes së Brendshme të Izraelit.
“Njoftim për qytetarët e Republikës së Kosovës në Izrael.
Duke marrë parasysh përkeqësimin e situatës së sigurisë në Izrael dhe rajon, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael, këshillon të gjithë qytetarët e Kosovës që ndodhen aktualisht në Izrael, që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë në vende të sigurta. Ju lutemi të ndiqni me përpikëri udhëzimet e Komandës së Mbrojtjes së Brendshme të Izraelit, të cilat mund t’i gjeni në linkun: https://www.oref.org.il/eng. Për çdo pyetje apo nevojë për ndihmë, ju lutemi mos hezitoni të kontaktoni Ambasadën e Republikës së Kosovës në Izrael në numrin: +972 (0) 586 340 450”, thuhet në njoftimin e MPJD-së dhe Ambasadës së Kosovës në Izrael për kosovarët që jetojnë në këtë shtet.
Të tjera
Punime të domosdoshme, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten
Rainer Rudolph është Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë
Bastisje në Dubravë, të dënuarit kapen duke futur telefona e na*rkotikë