Mes sulmit me raketa të Iranit ndaj Izraelit në mbrëmje, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka mbajtur një takim mbi tensionet në rritje midis dy vendeve.
Përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar i është drejtuar këshillit, duke thënë: “Prioriteti ynë i parë duhet të jetë parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm në Lindjen e Mesme.
“Ne i nxisim të gjitha palët të tërhiqen urgjentisht, të tregojnë përmbajtje dhe të ulin tensionet”
Barbara Woodward tha se zyrtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë folur sot me Izraelin dhe një ministër Iranian, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
“Mbretëria e Bashkuar gjithmonë ka mbështetur një zgjidhje diplomatike për të sfiduar përshkallëzimin bërthamor të Iranit, i cili nuk ka asnjë justifikim të besueshëm”, shton ajo.



Të tjera
Procesi është i njëanshëm ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së
Rama mirëpret Ligjin për të Huajt, bën apel për avancimin e Kosovës në procesin e anëtarësimit në BE
Veprimet “mbrojtëse” të trupit