Një burrë është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri nga dritarja e shtëpisë së tij, duke shkaktuar kështu rrezik të përgjithshëm.
Policia thotë se ka siguruar video-incizimin si dëshmi e të shtënave, transmeton Klankosova.tv.
“I dyshuari m/k dyshohet se nga dritarja e shtëpisë se tij ka shtënë me armë zjarri. Njësitet policore kanë siguruar edhe video incizim si dëshmi e të shtënave. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.



Të tjera
Nga nesër nis procesi i integrimit të arsimit dhe shëndetësisë në sistemin e Kosovës
Zgjidheni sportin e duhur për veten tuaj
Qesharake ndërhyrja e politikanëve kosovar në Shqipëri, e morën mësimin