Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar Pestovën, njërën nga zonat kryesore për kultivimin e patates në Kosovë.
Ai u takua me një fermer, i cili punon rreth 20 hektarë tokë me patate, duke e vazhduar traditën familjare 60-vjeçare.
Peci ka shkruar se gjatë tre viteve të qeverisjes së tanishme, Vushtrria ka përfituar gjithsej 5.6 milionë euro vetëm nga grante, ndërsa këtë vit nga MASA 1, Vushtrria ka marrë 1,022,602.55 euro.
Ai e vuri në dukje se mbështetja për fermerët kosovarë po kontribuon në zhvillimin ekonomik të vendit.



Të tjera
Kurti nga Jerevani: Anëtarësimi në BE dhe në NATO, garanci për stabilitetin e Kosovës
Ata që hanë ushqim djegës çdo ditë rrezikohen nga dementia
Ndërrohet komanda e kontingjentit grek në KFOR në Prishtinë