Autoritetet iraniane kanë konfirmuar vrasjen e shefit të njësisë së inteligjencës së Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjeneral Mohammad Kazemi, gjatë sulmeve ajrore izraelite ditën e sotme.
Bëhet me dije se në të njëjtin sulm humbën jetën edhe zëvendësi i tij, Hassan Mohaqeq, si dhe një tjetër komandant i lartë, Mohsen Baqeri.
Gjeneral Kazemi ishte një figurë kyçe në Gardën Revolucionare dhe kishte marrë drejtimin e njësisë së inteligjencës së IRGC në vitin 2022, duke zëvendësuar Hossein Taeb, në një kohë kur struktura të brendshme iraniane po përballeshin me rritje të ndjeshme të penetrimit të shërbimeve të huaja.
Ai konsiderohej si njeri i besuar i strukturave më të larta të regjimit.



Të tjera
Thaçi flet humbjen e babait: Dhimbjen e lotët i përjetova duke parë varrimin në TV
Kurti takoi Zelenskyn në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian
Mënyra e të ushqyerit, ndikimi në shfaqjen e hershme të depresionit