G7 mblidhet në Kanada për luftën, Irani thirrje Europës: Ndalni Izraelin, nuk duam armë bërthamore
Udhëheqësit e vendeve të G7 janë mbledhur në Kanada, ku pritet të diskutojnë lidhur me përshkallëzimin e luftës mes Iranin dhe Izraelit, e cila ka hyrë në ditën e saj të 4-të, transmeton Kosova Post.
Kancelari gjerman Fridrih Merz tha se synimet e tij për samitin, përfshijnë frenimin e Iranit për të mos zhvilluar e zotëruar armë bërthamore, garantimin e së drejtës së izraelit për t’u mbrojtur, shmangien e përshkallëzimit të konfliktit dhe krijimin e hapësirës për diplomaci.
Në prag të samitit, presidentija e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen tha në një konferencë të përbashkët me kreun e Këshillit Antonio Costa, se një zgjidhje e negociuar mbi Iranin do të ishte zgjidhja më e mirë afatgjatë.
Ndërkohë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Esmail Baghaei, ftoi Francën, Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe të angazhohen për të bindur Izraelin të ndalë sulmet kundër tyre. Sipas tij, reagimi europian ndaj situatës është i pamjaftueshëm dhe kontradiktor nga këndvështrimi politik.
Sipas Teheranit, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe, pra vendet firmëtare të marrëveshjes bërthamore të 2015 duhet të dënonin ashpër sulmet e izraelit. Ai tha se Irani po mendon të tërhiqet nga traktati i mospërhapjes së armëve bërthamore, edhe pse siç thekson vijon të jetë kundër zhvillimit të këtyre armatimeve.



Të tjera
Pse rrudhen gishtërinjtë tuaj pasi të qëndroni nën ujë për një kohë
Pse burrat tradhtojnë edhe nëse kanë martesë të lumtur?
A jeni emocional apo i “ftohtë”