Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i ka uruar xhudsitet tona për suksesin e arritur në Kampionatin Botëror të Budapestit.
Distria Krasniqi fitojë medaljen e argjendtë, derisa Laura Fazliu u stolis me të bronztën në këtë event të madh të xhudos.
Kurti përmes rrjeteve sociale, ka thënë se Kosova e mbylli këtë kampionat me sukses duke e çuar në 10 numrin total të medaljeve botërore.
“Pas suksesit të Distria Krasniqit me medaljen e argjendtë, Laura Fazliu siguroi edhe një medalje për Kosovën në Kampionatin Botëror të Xhudos. Kjo është medalja e dytë botërore e Laurës. Me qetësi dhe vendosmëri, ajo u ngjit sërish në podiumin e shkëlqimit, duke dëshmuar vazhdimësinë dhe forcën e kampionëve tanë. Me këto dy medalje, një të argjendtë dhe një të bronztë, Kosova e mbyll këtë kampionat me sukses dhe e çon në 10 numrin total të medaljeve botërore, dyfishi i atyre olimpike.
Urime Laurës, Distrias, trajnerit Driton Kuka, Federatës së Xhudos dhe tërë komunitetit sportiv!”, ka shkruar Kurti.
Të tjera
Sonte tri ndeshje super interesante në Champions League
Kosova përfaqësohet në panairin më të madh të mbrojtjes dhe sigurisë në botë – DSEI UK 2025
Lajme të këqija për Realin, Alexander-Arnold do të mungojë 3-4 javë