Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, është ftuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) për t’u intervistuar në lidhje me ngjarjet në veri të vendit gjatë vitit 2022, konkretisht protestat dhe vendosjen e barrikadave.
Lista Serbe ka konfirmuar se Elek do t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë Speciale për intervistim. Ai do të merret në pyetje nesër në orën 13:30.
Në njoftimin e Listës serbe thuhet se ‘Elek i përgjigjet ftesës si president i Listës Serbe, një kirurg pediatrik i respektuar dhe një njeri i ndershëm, thellësisht i vetëdijshëm për pastërtinë e tij ligjore dhe morale, sepse nuk ka kryer asnjë veprim të paligjshëm’.
Lista Serbe thekson se ‘Elek nuk po përgjigjet nga besimi në drejtësinë dhe paanshmërinë e procedurës, e cila që nga fillimi ka të gjitha tiparet e një procesi të inskenuar politikisht të drejtuar kundër serbëve dhe përfaqësuesve të tyre legjitimë’.
Të tjera
Sonte tri ndeshje super interesante në Champions League
Kosova përfaqësohet në panairin më të madh të mbrojtjes dhe sigurisë në botë – DSEI UK 2025
Lajme të këqija për Realin, Alexander-Arnold do të mungojë 3-4 javë