Platforma e-Kosova ka lansuar një shërbim të ri që ka të bëjë me grantet, përcjell KosovaPost.
Bëhet fjalë për shërbimin “Thirrje publike për përkrahjen financiare të NMVM në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit”.
Përmes një postimi në Facebook, e-Kosova ka treguar edhe hapat që duhet të kaloni.
- Identifikohuni në Platformën Kosova.
- Klikoni mbi “Shërbime”.
- Klikoni mbi “Grante dhe subvencione”.
- Klikoni mbi “Thirrje publike për përkrahjen financiare të NMVM në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit”.
“Vëmendje: Për informata shtesë, ju lutemi të informoheni në ueb faqen zyrtare të KIESA. Platforma e shërbimeve elektronike Kosova”, thuhet tutje në njoftimin e e-Kosova.



Të tjera
Vitaminat që duhet t’i merrni pas moshës 40-vjeçare
Shenjat që tregojnë se keni nevojë urgjente të shkëputeni nga puna
Ushqimet e përditshme të cilat mund t’iu shkaktojnë probleme në veshkat tuaja