Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me Presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyok, ku u diskutua për thellimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve.
Në qendër të bisedës ishte potenciali i madh për rritjen e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, ndërsa Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e Kosovës për të hapur kapituj të rinj në marrëdhëniet me Hungarinë.
Gjatë takimit, Osmani shprehu mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për rolin e Hungarisë brenda misionit të KFOR-it, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj studentëve kosovarë ndër vite, si dhe për iniciativat që kanë forcuar lidhjet mes dy vendeve.



Të tjera
10 gjërat e përbashkëta të njerëzve të shëndetshëm
Izraeli shndërron Qytetin e Vjetër të Jerusalemit në zonë ushtarake, ndalohet falja në Al-Aksa
Vera i bën mirë trurit