Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po marrin pjesë në stërvitjen ushtarake të përbashkët “JRTC 25-08” në ShBA, ku iu bashkuan Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Iowas dhe njësive mbështetëse të tjera për të zhvilluar aftësitë e tyre në një mjedis të simuluar të luftës në shkallë të gjerë.
“Ushtarët e FSK-së janë përfshirë intensivisht në operacionet “forcë-kundër-forcë”, ku çdo komponent po vihet në provë në kushte të ngarkuara dhe me ritëm të shpejtë”, tha Garda Kombëtare e Iowas, transmeton KosovaPost.
Stërvitja është projektuar për të testuar gatishmërinë, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe reagimin në situata reale të konfliktit.



Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën
Llojet më të shpeshta të alergjive
SHBA ofron deri në 10 milionë dollarë shpërblim për informacione mbi liderët iranianë