Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e ministrit aktual të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, për kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.
Pamje të siguruara nga KosovaNews tregojnë atmosferën nga ky event, ku morën pjesë figura të larta të VV-së, përfshirë kryeministrin në detyrë Albin Kurti, nënkryetarin e Lëvizjes dhe Glauk Konjufca, si dhe ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Në mesin e të pranishmëve ishte edhe këngëtarja dhe moderatorja e njohur Adelina Ismaili.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe dhjetëra aktivistë dhe simpatizantë të VV-së, të cilët mirëpritën kandidaturën e Çekut për kryetar të kryeqytetit.
Vetëvendosje synon ta rikthejë drejtimin e Komunës së Prishtinës, të cilën e kishte humbur në zgjedhjet e fundit lokale.
Të tjera
Dogana sekuestron cigare, duhan e produkte ushqimore të kontrabanduara në Mitrovicë e Prishtinë
Kualifikueset e Botërorit 2026, programi i Kombëtares së Shqipërisë për shtator
Blerim Sallahu caktohet ushtrues i detyrës së ministrit të Drejtësisë