Shtimi i sipërfaqeve gjelbëruese apo parqeve në Komunën e Gjilanit, është rritur si asnjëherë më parë. Kështu thotë kreu i kësaj komune, e që sipas tij, krahas saj është shtuar edhe përkujdesja e mirëmbajtjes së këtyre hapësirave, derisa zgjerimi i hapësirave gjelbëruese vazhdon të rritet edhe me parqe të reja për qytetarët.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se 12 parqe janë frymëmarrje për këtë qytet.
“Një nga arritjet më të prekshme gjatë këtij mandati është transformimi i hapësirave publike në zona të gjelbra dhe relaksi për qytetarët tanë”, tha Hyseni në një video në Facebook.
I pari i Gjilanit, theksoi se janë 8 parqe të rregulluara në 3 vite e gjysmë dhe parku “Banja” është vetëm një prej tyre.
“Por nuk ndalemi këtu, shumë shpejt do të njoftojmë edhe për 4 parqe të reja, të planifikuara dhe gati për realizim. 12 parqe të reja në total, për 4 vjet qeverisje janë një hap i madh për një qytet më të gjelbër, më të bukur dhe më të jetueshëm”, tha Hyseni.



Të tjera
Gjërat që duhet të bëjmë 20 minuta para gjumit
Si të visheni kur jeni mysafire e një dasme në pranverë?
Disa mënyra si të mbroni zemrën