Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se përdorimi i dhunës seksuale si mjet lufte nga ana e Serbisë është një krim i rëndë i cili nuk përshkruhet.
Haxhiu përmendi edhe veprimet qe kanë ndërmarrë si ministri e Drejtësisë.
Haxhiu: Rreth 20 mijë persona janë dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë
Gusia bën thirrje për të gjithë liderët e botës qe të parandalohen dhunimet seksuale si mjet lufte.
Gusia: Kosova jep një kontribut të veçantë në respektimin e memories kolektive
“Kosova jep një kontribut të veçantë kjo është një ditë ku respektojmë memorien kolektive për atë çka ka ndodh në Kosovë mbi 1 mijë e 700 të mbijetuara dhe të mbijetuar tashmë i është mohuar statusi i të mbijetuarve dhe Kosova në nivel global jep një model të veçantë të reputacionit administrativ për të mbijetuarat. Ngrit zërin për të gjitha ato dhunime seksuale që aktualisht janë duke u përdorur si mjet lufte në të gjitha vatrat e luftës në mbarë botën. Bëjmë thirrje të gjithë liderëve botëror për të parandaluar dhunimet seksuale si mjet lufte”, shtoi Gusia.
Ndërsa, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ani se bëri homazhe në parkun memorial “Heroinat”, nuk u prononcua për media për rreth shënimit të kësaj dite.
Të tjera
Përmes Viberit po kërkohen para në emër të Policisë së Kosovës – një qytetar dërgon 1000 euro
Kandidimi im është vlerësuar si garancë e fitores në Mitrovicë
Aktivisti konservator Charlie Kirk vr*itet në Utah, Trump konfirmon lajmin