Edhe sot deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës.
Seanca që nisi pak pas orës 10:00, përfundoi brenda minutash.
Seanca vazhdoi me pikën e rendit të ditës të përcaktuar nga kryesuesi i seancës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, që është formimi i komisionit parlamentar për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
E në lidhje me këtë situatë publicisti Milaim Nela në një postim në Facebook ka shkruar duke ngrënë pikëpyetje për përfshirjen e Serbisë, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Në Kosovë vetëm dora e Serbisë mund ta shpjegojë situatën!
Nuk është në pyetje a është dora e saj por sa politikanë janë të kapur prej saj!
Kurrë se kisha menduar se do të shikoja kaq papërgjegjshmëri ndaj vendit dhe gjakut tē martirëve që e kanë njomë atë tokë tash e 170 vjet!



Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën
Llojet më të shpeshta të alergjive
SHBA ofron deri në 10 milionë dollarë shpërblim për informacione mbi liderët iranianë