Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka bërë të ditur se ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, nuk është paraqitur në seancën e fundit për intervistim të thirrur më 18 qershor 2025.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka bërë të ditur se ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, nuk është paraqitur në seancën e fundit për intervistim të thirrur më 18 qershor 2025.
Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, ka konfirmuar se Rakiq ishte ftuar për herë të parë për intervistim më herët, por kishte dorëzuar një raport mjekësor në të cilin thuhej se ai kishte probleme shëndetësore dhe për këtë arsye nuk mund të merrte pjesë në seancë.
Mirëpo, në ftesën e dytë të lëshuar nga Prokuroria Speciale për datën 18 qershor, Rakiq i cili aktualisht është deputet në Kuvendin e Serbisë, nuk ka ofruar asnjë arsyetim për mungesën e tij.
“Lidhur me rastin për të cilin keni adresuar pyetje, ju njoftojmë se z. Goran Rakiq, kur është ftuar herën e parë, e ka njoftuar Prokurorinë Speciale përmes një raporti mjekësor se ka probleme shëndetësore dhe nuk mund të paraqitet për intervistim. PSRK e ka ftuar sërish më 18 qershor, por ai ende nuk ka paraqitur arsyetim për mos prezencën e tij”, tha Luta për media.
Prokuroria Speciale njofton se shumë shpejt do të caktojë seancën e radhës për intervistimin e Goran Rakiq.
Arsyet e thirrjes së tij në intervistim nuk janë bërë ende të ditura zyrtarisht nga organet e drejtësisë.



Të tjera
Policia e Kosovës apelon: Festoni me zemër, jo me dh*unë
Juventusi publikon formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Pisas, Zhegrova nis nga banka rezervë
Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, votuan 81.29%