Presidenti amerikan Donald Trump do të vendosë brenda dy javëve të ardhshme nëse do të nisë një sulm amerikan ndaj Iranit, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Trump tha se dëshiron t’i japë mundësi përpjekjeve diplomatike të vazhdojnë para se të marrë një vendim përfundimtar për veprimin ushtarak amerikan, raporton CNN.
“Duke u bazuar në faktin se ekziston një mundësi e konsiderueshme për negociata që mund të ndodhin ose jo së shpejti me Iranin, unë do të marr vendimin tim nëse do të veproj brenda dy javëve të ardhshme,” tha presidenti në deklaratën e tij, e cila u lexua nga sekretarja për shtyp Karoline Leavitt nga dhoma e konferencës në Shtëpinë e Bardhë./rtk



Të tjera
Policia e Kosovës apelon: Festoni me zemër, jo me dh*unë
Juventusi publikon formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Pisas, Zhegrova nis nga banka rezervë
Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, votuan 81.29%